Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Më quajnë Eqrem Çabej” nga shtëpia botuese “Albas”, rrëmben çmimin e librit didaktik më të mirë për fëmijë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

“Më quajnë Eqrem Çabej” nga shtëpia botuese “Albas”, rrëmben çmimin e librit didaktik më të mirë për fëmijë

portalishkollor
Last updated: August 5, 2019 10:05 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çmimi për kategorinë “libri didaktik” shkoi për autorin Luan Rama, me librin “Më quajnë Eqrem Çabej, pjesë e kolonës së shtëpisë botuese “Albas”, “Më quajnë…”, me motivacionin “Një tekst letrar që mbart vlera të spikatura didaktike

Para disa ditësh Ministria e Kulturës shpalli 5 fituesit e fondit “Krijimtaria letrare për fëmijë”. Mes 27 aplikuesve, juria përzgjodhi pesë veprat më të mira në kategoritë poezi, roman, rrëfenja, përrallë, libër didaktik, ku libri “Më quajnë Eqrem Çabej”, nga seria e librave “Më quajnë…” e shtëpisë botuese “Albas”. Në këtë libër tregohet jeta dhe vepra e një prej personaliteteve më të spikatura të filologjisë shqiptare, gjuhëtarit dhe albanologut Eqrem Çabej, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e etimologjisë dhe të historisë së gjuhës shqipe.    

Juria e përbërë nga shkrimtarë, përkthyes dhe studiues shqyrtoi veprat kandidate dhe mes shumë krijimesh nga autorë shqiptarë përzgjodhi 5 veprat më të mira për fëmijë në kategori të ndryshme. 

Kështu çmimi për kategorinë “Poezi”  shkoi për autorin e mirënjohur për fëmijë Gaqo Bushaka, me motivacionin  “Për mjeshtërinë e vargëzimit të thjeshtë shumë afër botës fëmijërore, me tingëllim melodik, pastërti gjuhësore dhe larmi tematike”.

Çmimi për kategorinë “Rrëfenja” shkoi për Hysen Kobellarin, me motivacionin: “Për merita të spikatura në qëmtimin, përpunimin dhe sjelljen në një kontekst të ri letrar të një trashëgimie folklorike që kemi nevojë ta kultivojmë te fëmijët tanë si pasuri identitare”.

Kategoria “Përrallë” shkoi për autoren Rudina Çupi dhe librin “Kakarina” me motivacionin: “Për kurajën e një narrative me peshë të lartë përmbajtjesore për fëmijët, që e sfidon dhe edukon lexuesin me inteligjencën e humorit dhe frymën e lojës, duke kthyer në vëmendje fjalën”.

Çmimi në kategorinë “Roman” shkoi për shkrimtarin Viktor Canosinaj, me motivacionin: “Arrin të mbajë zgjuar interesin e lexuesit të ri, duke ruajtur brenda një strukture të pastër konceptuale dhe gjuhësore, ligjërimin artistik grishës dhe formues njëkohësisht”. 

Çmimi për kategorinë “libri didaktik” shkoi për autorin Luan Rama, me librin “Më quajnë Eqrem Çabej, pjesë e kolonës së shtëpisë botuese “Albas”, “Më quajnë…”, me motivacionin  “Një tekst letrar që mbart vlera të spikatura didaktike, përmes kultivimit artistik të dijes dhe vlerave kombëtare për fëmijët, me një ligjërim të zhdërvjellët e të ilustruar bukur”.

Kjo seri sot është zgjeruar me rreth 30 tituj, kur çdo libër i kësaj serie flet për një figurë të shquar të shkencës, historisë, artit, kulturës, letërsisë a mendimit, që në vetë të parë tregon në mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e tij, si dhe mjedisin dhe kohën në të cilën jetoi.   

Libri “Më quajnë Eqrem Çabej” shumë shpejt do të jetë në duart e lexuesve! 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASeqerem cabejme quajne
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Demonstrimi i presionit atmosferik
Next Article 10 sjellje që duhen evituar në marrëdhënie me fëmijën
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?