Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Demonstrimi i presionit atmosferik
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Demonstrimi i presionit atmosferik

portalishkollor
Last updated: August 5, 2019 9:49 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në këtë demonstrim, tregohet veprimi i presionit atmosferik mbi faqet e jashtme të kanaçes që ka si rezultat deformimin e menjëhershëm të saj. Presioni atomsferik brenda kanoçes pothuajse nuk ekziston përderisa avujt e e ujit brenda saj në kontakt me ujin e ftohtë të enës së madhe kondensohen dhe kthehen në ujë, në gjendje të lëngët. Presioni i jashtëm atmoferik vepron mbi të gjithë sipërfaqen e jashtme të kanoçes dhe e shtyp atë në sekond.

Kjo video e përgatitur nga profesori Neshat Hyka i vjen në ndihmë mësuesve të shkencave, të cilët japin mësim në klasat e gjashta dhe të shtata.

Demonstrimi i Presionit Atmosferik- Shtypja e Kanaçes së Pijeve Freskuese

Shtypja ose deformimi i kanaçes prej alumini i pijeve të ndryshme, demonstron disa koncepte shkencore të cilat nxënësit marrin në klasat e ulëta. Këto koncepte përmblidhen në mënyrë të shkurtuar si më poshtë:

1. Teoria thërrmijore (partikulare) të lëndës. Sipas kësaj teorie lënda është e përbëre nga pjeseëza (atome, molekula) të vogla që tërheqin njëra-tjeteren. Kur këto forca tërheqëse janë të forta, i mbajnë këto pjesëza ngjitur me njëra-tjetrën dhe kështu formohen trupat e ngurtë me një formë të përcaktuar, fikse. Kur trupat janë në gjendje të lëngët forcat tërheqëse midis pjesëzave nuk janë aq të forta sa në trupat e ngurtë. Pjesëzat e një substance në gjendje të lëngët, janë afër njëra-tjetrës, por jo aq afër sa në trupat e ngurtë. Këto pjesëza rrëshqasin përkundrejt njëra-tjetrës. Nëqoftëse i nxehim lëngjet, këto pjesëza shkëputen nga njëra-tjetra dhe substanca e lëngët kthehet në gjendje të gaztë. Në gjendje të gaztë, pjesëzat janë larg njëra-tjetrës dhe forcat tërheqëse midis pjesëzave janë akoma më të dobta.

2. Ndryshimin e gjendjes fizike të substancave, në këtë rast kalimin e ujit nga gjendja e lëngët në gjendje të gaztë- kondensimin. Uji është lëng nën 100 gradë celcius dhe bëhet gaz (avull uji) mbi 100 gradë celcius. Avujt e ujit takojnë një sipërfaqe të ftohtë dhe kthehen në gjendje të lëngët përsëri.

3. Një volum uji zgjerohet afërsisht 600 herë kur vlon mbi 100 gradë celcius.

Procedura e demonstrimit.

Etapa e parë: Parashiko

Mësuesi u kërkon nxënësve të bëjnë një parashikim se çfarë do të ndodhë me kanaçen.

Etapa e dytë: Demonstrimi nga mësuesi

Nxënësit vëzhgojnë me vëmendje ndërsa mësuesi demonstron.

Materialet: një kanaçe koka kole bosh, rreth 50 ml ujë i ftohtë, mashë, doreza, një furnellë elektrike ose gazi, një enë e madhe qelqi.

1. Mbush enën e qelqit deri në buzë me ujë të ftohtë. Nëse është e mundur përdor ujë të ftohtë nga  frigoriferi.

2. Shto rreth 50 ml ujë në kanaçe sa të mbuloje fundin e saj.

3. Vendose kanaçen mbi furnellë dhe prit sa uji të vlojë dhe avujt e e ujit të dalin nga kanoçja.

4. Duke përdorur mashën, kape kanaçen dhe ktheje përmbys me shpejtësi dhe zhyte në enën me ujë të ftohtë.

Etapa e tretë: Shpjegimi

Kërko nga nxënësit të shpjegojnë pse ndodh deformimi i kanaçes. Shpjego dukurinë duke përmbledhur si më poshtë:

Kanaçja me pak ujë në fund ka mbi sipërfaqen e ujit ajër. Është ajri që ndodhet kudo rreth nesh, por nuk duket me sy. Gjatë nxehjes uji kalon nga gjendja e lëngët në gjendje avulli, dhe avulli e shtyn ajrin jashtë kanaçes. Kur ne e kthejmë me shpejtësi me fund lart kanaçen në enën me ujë të ftohtë, avulli i ujit brenda kanaçes në kontakt me ujin e ftohtë, kondensohet dhe kthehet në gjendje të lëngët, pra ujë. Duke u kthyer avulli në ujë, hapësira e kanaçes ështe pothuajse bosh dhe nuk ka presion mbi faqet e brendshme të kanaçes. Presioni atmosferik i ushtruar nga jashtë kançes e deformon atë në sekond.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:neshat hykapresioni atmosferik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lidhja e arsimtarëve dhe e prindërve shqiptarë në Zyrih, flak në rrugë mësuesen e gjuhës shqipe!
Next Article “Më quajnë Eqrem Çabej” nga shtëpia botuese “Albas”, rrëmben çmimin e librit didaktik më të mirë për fëmijë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?