Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Notat nuk përcaktojnë çfarë ju jeni, por ato do t’ju shërbejnë në universitet dhe në jetë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Notat nuk përcaktojnë çfarë ju jeni, por ato do t’ju shërbejnë në universitet dhe në jetë

portalishkollor
Last updated: December 23, 2019 8:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Notat nuk ju përcaktojnë, por ato janë sërish të rëndësishme në shkollë të mesme, universitet dhe më vonë në jetë. Ata që nuk e marrin notën që dëshirojnë, shpesh justifikohen me shprehjen “Notat nuk tregojnë asgjë për mua”…

Notat nuk ju përcaktojnë, por ato janë sërish të rëndësishme në shkollë të mesme, universitet dhe më vonë në jetë. Kjo duhet t’i thuhet të gjithë nxënësve. Shkolla ndonjëherë është stresuese. Jo të gjithë dalin me përshtypje pozitive. Ndonjëherë presioni i notave të mira, na lodh. Ata që nuk e marrin notën që dëshirojnë, shpesh justifikohen me shprehjen “Notat nuk më përcaktojnë mua”. Shumë studentë e keqpërdorin kuptimin e kësaj fjalie, duke kuptuar që notat nuk janë aspak të rëndësishme dhe për këtë arsye nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të arritur një rezultat të mirë në shkollë.

A është ky një mentalitet që studentët duhet të përvetësojnë? 

Kjo është mëse e vërtetë dhe është diçka që duhet pasur parasysh, por nga ana tjetër nxënësit nuk duhet ta keqkuptojnë, duke thënë se notat nuk kanë aspak rëndësi, sepse sërish ata duhet të arrijnë rezultate të larta, gjithsesi. 

Notat janë deri diku të rëndësishme. Mund të jetë e vështirë për ta gëlltitur këtë të vërtetë në ditët e sotme, por të mos e pranosh rëndësinë e notës, thjesht dëmton veten. Mund të ketë defiçenca në këtë lloj sistemi, por sërish numri në notë ka rëndësi

Është e vërtetë që notat mund të mos përshkruajnë çdo aftësi që njeriu zotëron, madje edhe punëdhënësi apo kolegu juaj mund ta kuptojë këtë gjë. 

Mendojeni notën si diçka që do të shtojë përpjekjet tuaja. Nëse nuk jeni i suksesshëm në shumë lëndë, do të thotë se nuk Iikeni përvetësuar siç duhet njohuritë dhe nuk po e shfrytëzoni në maksimum potencialin tuaj. 

Për disa, notat maksimale vijnë pa shumë përpjekje. Nëse jeni një nga ata nxënës, atëherë notat më poshtë se nota 10 nuk ju shqetësojnë. Por, nëse shpenzoni shumë kohë për të mësuar, atëherë nota maksimale është mëse e merituar. 

Për sa kohë, ju keni provuar të bëni më të mirën tuaj, ju mund të pajtoheni me veten tuaj dhe me ndërgjegjen tuaj. Nëse e dini se mund të bëni më shumë, atëherë ju do të përpiqeni më tepër rradhën tjetër dhe do përpiqeni të përdorni një tjetër metodë të mësuari. Do të provoni strategji të reja të të shkruarit, apo do të eksploroni mundësi të reja, të cilat do ju çojnë drejt një note më të mirë, të cilën nuk e morët dot herën e  kaluar. 

Kushdo mundet të bëjë progres në shkollë. Thjesht duhet pak kohë. Veçse nuk është e thënë  të mundoni në ekstrem veten tuaj, thjesht se nuk e kapni dot notën e lartë. Mjafton të punoni fort. Notat nuk ju përcaktojnë. Nuk thonë se kush jeni ju. Madje, edhe numri i madh i certifikatave nuk e tregon formimin tuaj. Ju jeni më shumë se aq. Nga ana tjetër, notat janë të rëndësishme, por sigurisht, jo aq shumë, sa të kaloni netë pagjumësie duke mësuar. Çelësi i suksesit është balanca dhe shëndeti mendor e fizik. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:notatpermisimperpjekje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pyetja e guximshme që do donit t’ia bënit mësuesit tuaj?!
Next Article Traditat e këndshme të Krishtlindjeve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?