Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Telefoni, një shqetësim i madh
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Telefoni, një shqetësim i madh

portalishkollor
Last updated: July 25, 2019 8:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Telefoni është një shqetësim i madh. Vështirë se mund të realizosh një orë mësimore pa ndërprerje… Ja si e perceptojnë nxënësit dhe mësuesit…

Ndalimi i celularëve në shkolla, si e perceptojnë nxënësit dhe mësuesit. Përdorimi i smartfonëve ka qenë gjithmonë një tematikë që ka prekur nxënësit dhe mësuesit. 

Ja si shprehet një nxënës:

“Problemi primar ishte përdorimi i telefonit në orën e mësimit. Sipas rregullores, përdorimi i tyre në orë mësimi është i ndaluar. Për mua kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhte, sepse kishte raste kur një nxënës këmbëngulte dhe thoshte ‘telefoni nuk është i imi por i shokut tim’, ‘ma dha ai telefonin’ dhe ora e mësimit dështonte, nuk kryheshin objektivat e duhura dhe mësuesja edhe qortonte, edhe mërzitej shumë, sepse ora dështonte. Si për shembull: orët e gjuhës, matematikës, që janë lëndët më të rëndësishme sipas meje”.

Ndërsa mësuesja shprehet kështu:

“Telefoni është një shqetësim i madh. Vështirë se mund të realizosh një orë mësimore pa ndërprerje. Ka nxënës që ulen në bankën e fundit dhe vetëm ulin kokën duke u përqëndruar te telefoni. Në çastin që e konstatonim diçka të tillë, nuk ndjeheshim mirë dhe humbisnim minuta nga ora e mësimit. Ndërsa kur nuk kanë telefon nëpër duar, fëmijët janë të interesuar, të shikojnë ty teksa shpjegon mësimin dhe marrin pjesë gjallërisht.

Disa shkolla e kanë zgjidhur në këtë mënyrë:

Senatorët e klasës i mbledhin telefonat ende pa filluar mësimi dhe derisa të përfundojë procesi mësimor ato nuk nxirren nga dollapi, për asnjë lloj arsyeje, edhe nëse kanë ndonjë shqetësim ata komunikojnë me mësuesen, me drejtorinë për të dhënë zgjidhje. Kjo ka krijuar një lloj lehtësie për vetë mësuesit.

“Përmes mospërdorimit të celularit nuk krijohet më zhurmë për të marrë telefonat në orë të mësimit dhe askush nuk është më i painteresuar për mësimin”, – tha një nga nxënësit. Po kështu, një tjetër nxënës dha shembullin e një rasti, të cilin ai vetë e kishte hasur më parë në një orë të zakonshme mësimi.

“Kishte nxënës që luanin me telefon disa herë dhe nuk e kishin vëmendjen në mësim. Tani nuk e merr më njeri telefonin, sepse në shkollë është urdhër i prerë, dhe masat ndëshkimore në të kundërt janë mjaft të egra”.

Është e rëndësishme të kuptohet se përdorimi i telefonëve qoftë nga mësuesi, qoftë nga nxënësi nuk duhet të lejohet. Kjo për të rritur përqëndrimin e tyre në mësim.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:celulareshkolleshqetesim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të punosh me tekstin kërkon impenjim
Next Article Vetëdija shoqërore e fëmijës varet nga prindërit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?