Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dedikim: Ju më motivuat të punoj pa u lodhur!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dedikim: Ju më motivuat të punoj pa u lodhur!

portalishkollor
Last updated: June 20, 2019 10:08 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesja e gjuhës shqipe dhe letërsisë Bukurie Bashukaj-Hajdarmataj, e shkollës “Hoxhë Zogu”, Tropojë, i dedikon një shkrim të sinqertë nxënësve të saj, të cilët me rezultatet dhe sjelljen e tyre e kanë bërë mjaft krenare.

Nxënës të dashur!

Fytyrat tuaja nuk e ndryshuan buzëqeshjen që kur ju njoha. Ju më motivuat të punoj pa u lodhur, mbi të gjitha kur pashë te ju besimin dhe mirëkuptimin te njëri-tjetri. Asnjëherë nuk e thyet besimin tim ndaj jush. Çdo vit shkollor jam ndjerë krenare për arritjet tuaja. Kisha deshirë të vija në orët mësimore në klasën tuaj të pastër, të rregullt me zhurmën e ëmbël që vetëm ju dinit ta bënit në pushimet midis orëve. Orët me ju ishin mjaft të qeta. Do të më marrë malli për përgjigjet tuaja, punimet estetike, projektet, festat që oraganizonit në raste ditëlindjesh. Ju sot po lini një periudhë të jetës për të filluar periudha të tjera edhe më të vrullshme, të cilat do t’ju bëjnë më të fortë. Kam besim se ju nuk do të hutoheni nga sfidat, por do të gjeni rrugën e drejtë dhe të ndershme. Tek unë do të mbeteni përjetë më të mirët bashkë me Lordjanin dhe Enidonin që mërguan. 

Nuk do t’i harroj kurrë javët e heshtura të shtatorit dhe sytë me lot kur morëm vesh emigrimin e tyre jashtë atdheut. Lordjan do mbetesh i zgjuari dhe poeti i klasës, Enidon do me marrë malli për esetë tuaja të mrekullueshme, Ened shkencëtari dhe filozofi që i zë vend fjala, Ornela e urta e klasës me zërin e ëmbël, Emanuela e sinqerta dhe e dashura me të gjithë, Anisa përkthyesja, aktorja, valltarja. Arta piktorja, e përkëdhelura që na zbukuron çdo ditë klasën me fantazitë e saj, (do të na mungojnë trëndafilat e tu me aromë). Egzoni (babloku) gjithë humor dhe ironi. Kleakaçurrelsja e ëmbël. Ilma e zgjuar, krenare dhe bukuroshe. Erisa flokëgjate, fine dhe plot estetikë. Brisilda inteligjentja e heshtur dhe Migena elegante e veçantë dhe gjithë bukuri. Liridonisportisti i qeshur dhe i sjellshëm. Ilma gjuhëtarja e bukur dhe krenare.

Ju do të përmendeni çdo ditë nga mësuesit si shembulli më i mirë në lëndët që shkëlqenit. Uroj që të jeni gjithsecili prej jush shembulli më i mirë në jetë. Kështu vazhdoni edhe pse jeta do t’ju sfidojë. Mos e humbni guximin, besimin, durimin e më të rëndësishmen buzëqeshjen. Nëse rrëzoheni ngrihuni më të fortë duke shpërfillur çdo vështirësi. Mos harroni këto vite të arta dhe as familjen tuaj të dytë mësuesit dhe shokët e shkollës. Dëshiroj që të rriteni duke mbajtur brenda jush engjëllin e viteve të fëmijërisë. Dëshiroj që të mos hutoheni pas rrugës së padrejtë si rrugë më e lehtë për të jetuar, por të zgjidhni rrugën e drejtë dhe me dinjitet të jeni të aftë në profesionet që do të zgjedhni. 

Ju uroj rrugëtim të mbarë! Dëshiroj që të ndihem për ju krenare!

Poezi dedikuar maturantëve nga mësuesja Bukurie Bashukaj-Hajdarmataj

Maturantë

U rritët dhe ju bashkë me vitet

Me librat, në bankat e shkollës me ditët

Dhe koha sa shpejt që na ikën

Me ju përcolla dhe dritën.

Dua që të mbeteni tek unë

Përjetë fëmijë, jo më shumë,

Zëra gazmorë të gëzuar

Nxënësit e mi lumturuar.

Kam shumë, shumë kam për t’u thënë

Më falni se ju qortova si nënë,

Do mbeteni për mua fëmijë

Do jeni mall i syve të mi.

Çdo emër juaji në jetë

Do jetë kujtim i sinqertë

Më të mirët, ju, do të mbeteni

Përjetë ju thërras krenari!

Bukurie Bashukaj-Hajdarmataj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bukurie bashukaj hajdarmatajdedikim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Parashkollori në festë, gati për klasën e parë
Next Article Portreti i Lasgush Poradecit – Ismail Kadare
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?