Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përurimi i librit me poezi “Kukuta e Sokratit”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Përurimi i librit me poezi “Kukuta e Sokratit”

portalishkollor
Last updated: May 23, 2019 5:13 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Përurimit të librit me poezi “Kukuta e Sokratit” i dhamë karakterin e një feste poezie… një mbrëmje me tinguj pianoje, verë dhe lexime e interpretime poezish nga studiues, shkrimtarë e poetë, gazetarë të mirënjohur të kulturës, mësues letërsie, lexues të pasionuar të poezisë.

Me prof. Sabri Hamitin shtëpia botuese Albas ka 20 vjet bashkëpunim, ndërsa unë personalisht kam mbi afro 30 vjet që bashkëpunoj me akademikun e nderuar për tekstet e letërsisë në shkolla. Më vjen mirë që përveç librave studimorë, shkollorë apo universitarë, bashkëpunimi ynë zgjerohet dhe me këtë libër poetik.

Ky është një libër poetik, që përmbyll serinë e nisur herët nga autori me librin e parë, “Njeriu vdes i ri” (1972) për ta mbaruar me librin e dhjetë “Kukuta e Sokratit” (2018), si një dekalog në dhjetë libra poetikë.

Librat i lidh së bashku meditimi filozofik në thellësi, në kontekst, por dhe në dukje si psh., përsëritja apo rimarrja e figurës së Prometeut, Sizifit, Sokratit, nëpërmjet të cilëve heroi lirik tregon mbijetesën e vet në të gjitha rrethanat familjare apo kombëtare, shoqërore apo individuale.

Në këtë libër janë bashkuar e shkrirë harmonikisht poezia me filozofinë, klasikja me modernen, mendimi eseistik me ndjesinë e zjarrtë poetike. Dhe nuk mund të ndodhë ndryshe përderisa brenda Sabri Hamitit është dhe studiuesi dhe profesori dhe poeti dhe politikani e mbi të gjitha Sabriu personal.

Poezia KUKUTA – mbyllet me vargun “Ke pi në kupën e Sokratit” si një konstatim i fortë, po aq i fortë sa pirja e qumështit të nanës shprehur në një varg më sipër.

Eshtë dilemë njerëzore që na vjen aq bukur poetikisht: për të bërë një jetë me ato virtyte e vlera si ajo e vetë Sokratit dhe që në fund vendos të flijohet për to apo të zgjedhim një jetë burracaku që i vidhet heroizmit?

Ky libër transmeton porosi morale e mesazhe estetike, duke na ftuar në një lexim që siç thotë Sabri Hamiti, duhet krijuar atmosfera që poezia të përjetohet si një solemnitet shpirtëror. Libri është shoqëruar me 16 vizatime të mrekullueshme nga piktorit i mirënjohur, Daut Berisha.

Rita Petro

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kukuta e sokratitSabri Hamiti
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mungesa e psikologëve në shkolla përbën pengesë për zhvillimin e arsimit
Next Article Të kuptojmë më mirë çështjet matematikore
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?