Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rruga që të shpie drejt suksesit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Rruga që të shpie drejt suksesit

portalishkollor
Last updated: May 13, 2019 1:58 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata të cilët synojnë arritje profesionale dhe personale. Mirënjohja, përshëndetja, hierarkia, respekti, buzëqeshja dhe fjala e ëmbël, janë vetë zgjidhja e problemit…

1. Kur mendon të arrish diçka, duke dëmtuar diçka tjetër i bie se nuk ke arritur asgjë. 

2. Vetëm nuk arrihet asgjë, asnjëherë pa bashkëpunim. 

3. Kur bashkëpunimi cënohet pa u menduar dhe pa e kuptuar, ulet motivimin, humbet krijimi, ndalon imagjinata, largohen shpresat.

4. Mirësjellja shpesh merret për dobësi, gjë që s`duhet të kuptohet si e tillë, por si ndihmë.

5. Që t`i hapësh probleme tjetrit është shumë e lehtë, provo që t`ia mbyllësh problemet, t`ia zgjidhësh, ta ndihmosh, t`ia lehtësosh hallin.

6. Mirënjohja, përshëndetja, hierarkia, respekti, buzëqeshja dhe fjala e ëmbël, janë vetë zgjidhja e problemit.  

7. Kur të bëhet një padrejtësi fal, nëse fal, i ke dhënë mundësinë, se si ta justifikojë gabimin, sepse merr përgjigjen që doje nëse e bën.

8. Çelësi i mirësisë, paqes dhe harmonisë kudo në botë e ka emrin grua, prandaj dhuroni bezëqeshje lule dhe sa më shumë dashuri, për veten tuaj në radhë të parë.

9. Inteligjenca nuk vjen mbyllur, as pa lexuar, as pa komunikuar, as pa të kërkuar llogari, nga kjo kërkesë llogarie, mëson dhe kupton, se si duhet ta përvetësosh/trajtosh difektin. 

10. Nëse nuk flet, nuk gabon por a mëson ndonjëherë, jo asnjëherë, pra s`do të mësosh të flasësh kurrë.

11. T`ia zësh të ngushtën tjetrit është gjëja më e lehtë dhe nuk fiton asgjë, a ke mundësi t`i japësh një alternativë që të përfitoni të dy, të gjithë.

12. Nga përvojat pëson dhe nxjerr mësim njëkohësisht, nëse janë të hidhura ndaje me të tjerët, që të mos pësojnë të tjerët prapë të njëjtën gjë. Mos e lejo të përsëritet prapë ajo e shkretë histori, nëse janë të bukura prapë ndaje me tjerët që të bëhesh shembull frymëzimi dhe motivimi.

13. Reflekto çdo ditë mbi sjelljen e fëmijëve tuaj, mësuesi të nxënësve të tij dhe hidhi në ditar, jo çdo ditë të jepet mundësia që të shkruash në ditar, por po fillove nuk e ndalon dot, i shkruan dhe një ditë tjetër çfarë ke të fiksuar në kokë.

14. Çdo fjali dhe sjellje e fëmijëve përcjell një mesazh në vetvete, sepse ata janë engjëjt që na mbrojnë, bëhu i shkathët që ta zbërthesh, shtjellosh bukur atë mesazh.

15. Mos nënvlerëso moshën dhe aftësitë e tjetrit.

16. Mos u mburr se shkruan ti, dora shkruan vetë, ta ka dhuruar Zoti pa e merituar. Përdore bukur që të bësh drejt diçka edhe më të bukur në ndihmë të njerëzimit dhe falendero Zotin, se do të japë edhe më shumë nga ato që i kërkon me përultësi në heshtje dhe me lutje, që të arrish fundin e një vepre të mire. Po “dredhove” s`e arrin.  

17. Jepi buzëqeshjen natyrës, gjithçkaje që ekziston, sepse ka rëndësinë e vet dhe një flutur kur fluturon, një bletë që të pickon, ajri kur të ledhaton, bora bukurinë, shiu kur bie, acari që të ngrin, breshëri kur të zhbin, vetëtimat dhe gjëmimet, kur zemërohet Zoti me sjelljet e pahijshme të njerëzve.

18. Deri në mbrëmje do ta paguash dëmin e menduar ndaj tjetrit vetëm me mendje në mëngjes, jo më për ta vepruar.

19. Siguro paqe mes vetes dhe shpirtit, që të gjesh lumturinë e vërtetë.

20. Lexo pa fund, por vetëm atë që të tërheq, të tjerat flaki tutje, mos shpenzo kohë, s`je për atë fushë.

21. Njerëz, provoni t`i nështroheni drejtësisë hyjnore, jo dredhisë, lëreni mënjanë krenarinë dhe egoizmin, me qëllim që “të njihni” veten dhe të mbroni familjet.

22. A mund ta duash tjetrin pa “e vrarë”, se si ta vrasësh s`ka më vlerë, gota e thyer nuk ngjitet më, dhe zemra është si gota.

23. Njerëzit janë siç i trajton/respekton, shërohen dhe sëmuren sipas sjelljes së tyre ndaj njëri-tjetrit. 

24. Ai që fsheh marrinë e vet është më i mirë, se ai që nuk e tregon urtinë e vet.

25. Për çdo njeri ekziston një engjëll mbrojtës, por mbrojtja më e madhe është vetë sjellja e tij.   

Drita Gjaci Topjana

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:drita gjaci topjanasuksesi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Teuta Braçaj: Nuk mund të japësh dije pa edukuar shpirtin e nxënësve të tu
Next Article Matura shtetërore/ Rihapen aplikimet për formularin A1 (Matura 2019)
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?