Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A është inteligjenca, një mallkim?!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

A është inteligjenca, një mallkim?!

portalishkollor
Last updated: May 10, 2019 1:52 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shumë nga njerëzit mendimtarë nuk ia dalin të jenë plotësisht të lumtur. Ata janë tepër të ashpër me veten dhe kanë flash-back në gabimet e të shkuarës. Pellgje të pambyllura ndenjash faji që prodhojnë shkëputje dhe emocione negative.

Ndoshta ky titull ngjan i çuditshëm, ndoshta po aq sa e çuditshme dhe e pakuptimtë u duket kjo botë, njerëzve të zgjuar. Shumë nga njerëzit mendimtarë nuk ia dalin të jenë plotësisht të lumtur. Ata janë tepër të ashpër me veten dhe kanë flash-back në gabimet e të shkuarës. Pellgje të pambyllura ndenjash faji që prodhojnë shkëputje dhe emocione negative.

Njerëzit inteligjent analizojnë çdo gjë dhe gjithçka dhe kjo mund të jetë mbytëse, sepse dhunshëm të shpie në skuta konkluzionesh frustruese. Me “shpatën e analizës” ata vënë gjithçka në dyshim, aty ku çdo budalla do të ishte i sigurt.

Sa herë mes nesh kemi thënë se ai që nuk di apo nuk e vë trurin në punë, fle i qetë si qingj. Sa më i zgjuar të jesh, aq më shumë “antena” do të ngresh; dhe sa më shumë antena të mbash ngritur, aq më shumë sinjale do të kapësh; më shumë sinjale, do të thotë më shumë të panjohura; më shumë të panjohura do të thotë më shumë nxitje që ti zgidhësh… E meqë zgjidhja nuk është gjithmonë në dorën tonë, ajo që na mbetet është thjesht vuajtja.

Aq sa shumë shpesh kemi thënë “ç’mu desh”, duke menduar se është më mirë të mos dish asgjë. Sepse të mos dish asgjë, baraz një gjumë i mirë. Ndaj shpeshherë të mbyllim një sy, është shpëtim. Madje çelësi i njerëzve të zgjuar është të mësojnë të njohin çastet kur i lejohet të luajnë “rolin e budallait”.

Njerëzit inteligjentë ndjejnë mungesën e një komunikimi të mirë. Duke qënë se kanë shumë pak linja kuptueshmërie me të tjerët, gjenden shpesh të keqkuptuar dhe vetëm. Standartet e tyre të larta, ia bëjnë tepër të vështirë marrjen e kënaqësive, në rrugëtimin drejt ideales. Shumë shpesh njerëzit e zgjuar gjenden vetëm edhe pse e kanë të vështirë të marrin vendime, duke shpresuar si idiot tek perfeksioni që nuk ekziston.

Dhe nëse do të flasim për krijimin e një familjeje, atyre mund tu uroj vetem “pac fat” në gjetjen e një partneri intelektual.

E megjithatë, sekreti është të jesh në paqe me veten dhe me standartet që ke zgjedhur të rrethohesh. Por mbi te gjitha besoj se bota është krijuar me mekanizma të tillë të nivelit mesatar dhe çelesi është tek hedonizmi magjik i përshtatjes. Në të kundërt, të pret shfaqja alegorike e “Mitit të shpellës së Platonit”, ku personazhi do të ndihet i marrë, i pavend dhe i përbuzur.

A është inteligjenca një mallkim?!

Meri Dishnica

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:intelingjencamallkimmeri dishnica
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Librat që duhen lexuar nga nxënësit e shkollave të mesme
Next Article Teuta Braçaj: Nuk mund të japësh dije pa edukuar shpirtin e nxënësve të tu
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?