Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Kushi mesazh të rinjve: Nëse punoni me ndershmëri, fitimet janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme

portalishkollor
Last updated: March 20, 2023 1:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në kuadër të “Javës së Parasë 2023”,ministrja Kushi u dha një mesazh nxënësve që t’i kushtojnë rëndësi punës dhe fitimeve me ndershmëri të parasë,duke shtuar se kur punon me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta, ndaj nxënësit edukohen që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri.

“Java Globale e Parasë” u çel sot me një aktivitet të organizuar në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë Gent Sejko, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave Bledar Shella, si dhe të ftuar të tjerë. Tashmë prej vitesh Ministria e Arsimit dhe Banka e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të ngushtë për organizimin e “Javës Globale Të Parasë”.

Në kuadër të nisjes së kësaj jave, Ministrja Kushi u dha një mesazh nxënësve që t’i kushtojnë rëndësi punës dhe fitimeve me ndershmëri të parasë, duke shtuar se kur punon me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme, prandaj nxënësit edukohen që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri. 

“Ka individë apo kompani që të etur nga dëshira për të patur përfitime të mëdha dhe të shpejta, gjejnë rrugë të pandershme, ndaj dhe mesazhi im për të rinjtë është që të punojnë dhe të fitojnë me ndershmëri, sepse të punosh me ndershmëri fitimet mund të jenë më të ulëta, por janë më të sigurta dhe më të qëndrueshme,” – u shpreh ministrja.

Më tej Kushi theksoi se Shqipëria ka kaluar kriza të ndryshme si tërmeti, pandemia dhe së fundmi inflacioni i luftës në Ukrainë, të cilat e bëjnë shumë të rëndësishëm edukimin financiar, njohuritë. Menaxhimit e parave dhe të buxhetit,  jo vetëm për sipërmarrësit, të vetë-punësuarit, profesionistët dhe institucionet, por për të gjithë shoqërinë, familjet dhe individët.  

Kurrikulat e arsimit parauniversitar e trajtojnë edukimin financiar edhe si lëndë më vete, siç është lënda e ekonomisë, por edhe në tema të ndryshme të integruara në disiplina të ndryshme. E përveç kësaj ka shumë projekte e programe të ndryshme ku nxënësit i zbatojnë në praktikë këto njohuri, duke u mbështetur nga mësuesit, prindërit, institucionet dhe nga gjithë komuniteti për t’i vënë në zbatim këto njohuri.

Kaltra Tafani

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:evis kushijava e paraseNxenesit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Natasha Pepivani mbush 75-vjeç, Rita Petro: Një grua e rrallë, një profesioniste e shkëlqyer e gjuhës shqipe
Next Article Gjuha dhe të kuptuarit e saj tek fëmijët me sindromën Down
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?