Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Jo telefon deri 4 vjeç”, ekspertët: Ndalon zhvillimin e fëmijës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

“Jo telefon deri 4 vjeç”, ekspertët: Ndalon zhvillimin e fëmijës

portalishkollor
Last updated: April 13, 2023 9:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4, sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij, të mos ekspozohet ndaj ekraneve.

Telefoni apo tableti është kthyer në “mikun” e ngushtë  të shumë fëmijëve, por përdorimi me orë të tëra i tyre po ndikon në zhvillimin e të vegjëlve.

“Janë theksuar problematikat e zhvillimit të fëmijëve”.

Specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar ose me vështirësi në komunikim.

“Lidhen  me gjuhën e kuptuar, të folur, por edhe në sjellje. S’di si të ndërveprojë me moshatarët e tij.  Mund të ketë fjalor të pasur, por ai vetë nuk di të komunikojë në mënyrë funksionale. Nuk shijon ushqimin  që ka përpara, nuk percepton sasinë e ushqimit që ha. Vëmendja nuk është e fokusuar tek aktiviteti i përditshëm, humbet interesin, mund të jenë pasiv ose të shpërqendruar”.

Problemet janë theksuar më tepër pas pandemisë së Covid-19. Prandaj këtë vit fokusi i specialistëve në muajin e ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik është tek autizimi virtual që krijohet nga  ekspozimi i gjatë ndaj telefonit, tabletit apo televizorit.

“Në tv sheh ngjyra, zhurma tinguj, jo gjëra konkrete për tu kuptuar. Nëse ka predispozitë për çrregullim të spektrit ja theksojmë më tepër këtë gjë”.

Mesazhi i psikologëve shkon për të gjithë prindërit.

“Ne duhet të bëhemi shokë të lojës së tyre. Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4, sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij, të mos ekspozohet ndaj ekraneve”. 

Në mbarë botën numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik është rritur. Nëse para dy  vitesh me këtë çrregullim konstatoheshin 1 në 44 fëmijë tashmë numri ka zbritur 1 në 36. Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta. Shkaqet e shfaqjes së autizimit janë ende të panjohura, por sipas mjekëve përgjegjës janë faktorë gjenetikë ndërthurur me ato mjedisorë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ekspertettelefonzhvillimi i femijes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article QTPA, trajnim me kredite për modulin “Teknikat e pyetjeve dhe diskutimit”
Next Article QKLL shpall fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, mes tyre dhe Enxhi Naum me dorëshkrimin “Tytnia” nga ALBAS
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?