Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 23 prilli, Dita Botërore e Librit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

23 prilli, Dita Botërore e Librit

portalishkollor
Last updated: April 23, 2019 8:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. 400 vjet më parë, më 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. Thuhet se ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën në zonën e Katalonjës, Spanjë, ku atij që blinte një libër, i dhurohej edhe një trëndafil.

Por pse shkruhet dhe pse lexohet? Letërsia, e cila mbetet një ndër format më të larta të komunikimit njerëzor, është një faktor ndikues në formimin e identitetit dhe luan një rol të madh në emancipimin e shoqërisë. Fuqia e saj mbetet e pamatshme përkundër ideologjive, pushtetit, që nuk kanë mundur ta kontrollojnë plotësisht. Sipas Franc Kafkës, duhet të lexojmë kryesisht ata libra që na “plagosin”, na brengosin thellësisht, sepse nëse një libër nuk të trullos, atëherë ç’kuptim ka? Ndaj një libër duhet të jetë “sëpata” që thyen akullin brenda nesh. Nga ana tjetër, novelisti britanik Clive Staples Leëis e ka cilësuar nevojën për të lexuar si një mënyrë për të bindur veten se nuk jemi vetëm.

Pavarësisht se letërsia nuk ka funksion praktik në jetën e njeriut, ajo vlerësohet si ndërgjegjja më e emancipuar e njerëzimit, ndaj të shkruarit me përgjegjësi të lartë artistike apo etike dhe intelektuale, mbetet një kërkesë e përhershme e shoqërisë. Në vorbullën e të shkruarit dhe të lexuarit dallohen lexuesi i specializuar dhe ai i kënaqësisë. Ky i dyti është më i popullarizuari. Është lexuesi që zgjedh të lexojë një vepër për të marrë kënaqësi estetike, për të marrë informacione dhe dije. E nëse do të flisnim për përfitimet e të lexuarit mund të rendisnim konkretisht disa: mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, është një faktor antistres, mund t’ju ndihmojë për t’u fokusuar më mirë, është faktor ndihmës i jetëgjatësisë.

Nëse do të flisnim për letërsinë shqipe, për shkak të kushteve historike të vështira, ajo ka lindur përgjithësisht me vonesë. Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit (“Historia e Skënderbeut”, 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara në latinisht. Libri i parë shqip është “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Në periudhat e mëvonshme, ajo pati zhvillim të ndryshëm përgjatë Rilindjes, pas Pavarësisë, gjatë e pas diktaturës. Me rënien e diktaturës u botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve të ndryshëm, si Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori e shumë të tjerë. Gjatë rrugës komplekse të letërsisë shqipe vlen të përmendet zhvillimi i saj brenda kufirit të shtetit shqiptar dhe jashtë tij.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:23 prillidita e librit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vëzhgim në shkollën e Kuqe dhe gjimnazin “Petro Nini Luarasi”
Next Article Arti i mësimdhënies së Erviola Konomit
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?