Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Përmes përrallës, fëmijët mësojnë të duan librin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Përmes përrallës, fëmijët mësojnë të duan librin

portalishkollor
Last updated: April 20, 2019 11:05 am
portalishkollor
Share
SHARE

Një fëmijë që rritet duke lexuar përralla, bëhet një i rritur që lexon libra

Është shumë e rëndësishme që fëmijëve t’u lexohen përralla. Kryesisht, zgjidhen përralla moderne, të cilat janë më pak të egra (vrazhda, në veprim, personazhe, ngjarje) ose me një fund të lumtur. Jeta e fëmijës duhet të jetë e mbushur me shumë përralla.

Kontakti i parë me librin

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se përrallat fillojnë të ndikojnë tek fëmijët nga mosha 4 vjeçare deri në atë 7 vjeçare, pasi atëhere fëemijët filloojnë të përjetojnë përvojat e tyre. 

Libri lë gjurmë tek fëmija, ndaj duhet që prindërit t’u lexojnë atyre sa më herët. Për më tepër që përrallat paraqesin gjithmonë nga një moral, mesazh, të cilin fëmija duhet ta dijë. Dhe kjo është mënyra më e mirë për t’ia shpalosur.

Duke u lexuar përralla fëmijëve, ju i fusni në një botë imagjinare, ku ai bëhet një me personazhin, për më tepër që edhe ju krijoni lidhje më të ngushta me fëmijën tuaj. Nëse i lexoni një herë fëmijës suaj një përrallë, ai do jua kërkojë vetë, t’i lexoni një përrallë tjetër. 

Konvertimi, element thelbësor i përrallës

Një ndër aspektet më të rëndësishme që na ofron përralla është konvertimi. Për shembull, kolltuku do të kthehet në një anije kozmike, një tenxhere në një përkrenare, një mace në tigër. Në këtë mënyrë krijohen skenare nga më të ndërlikuarit. Fëmijët futen në këtë mënyrë në botën e fantazisë. Në përrallat zakonisht ka një histori shumë e thjeshtë. 

Në fushën e zhvillimit socio-emocional, përmes kënaqësisë së roleve të ndryshme, fëmijët mësojnë të njohin, kuptojnë dhe shprehin ndjenja të ndryshme. Fëmijët shprehin ndjenjat e tyre, të tilla si frika apo zemërimi, dhe flasin për problemet e tyre, shqetësimet e tyre dhe botëkuptimin e tyre. Njihen me tema më të mëdha, rritet vëmendja e tyre, aftësitë e tyre të.

Kreativiteti

Fëmijët mësojnë se si të zhvillojnë aftësitë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe të bëhen më krijues. Është shumë e rëndësishme për prindërit të gjiedhin përrallat e duhura, në mënyrë që fëmijët të bëhen më produktivë. Duhen shmangur ao histori që përmabjnë dhunë, sjellje konfliktuale dhe të padëshiruara të heronjve.

Edhe ato që quajmë përralla moderne, nuk mund të jenë të dëmshme nëse përmbajtja e tyre nuk është e mbushur me dhunë, megjithëse një seri e tillë ka një fund të parashikueshëm.Këto përralla nuk e ndajnë të mirën nga e keqja, pra e mira dhe keëqja nuk kanë një ndarje kategorike mes tyre.

Leximi i përrallave dhe tregimeve ka shumë ndikime pozitive në zhvillimin e fëmijës, fëmijërinë e tij dhe në jetën e mëvonshme. Fëmija në fund mëson diçka. Përrallat janë një libra idealë për fëmijët, për shkak të gjithë elementëve: përmbajtja, veprimi dhe të gjithë personazhet janë të përshtatura për moshën e tyre. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASlibriperralla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sjelljet e njerëzve që kanë vuajtur nga mungesa e dashurisë në fëmijëri
Next Article Rregulla për një klasë të lumtur
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?