Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Sjelljet e njerëzve që kanë vuajtur nga mungesa e dashurisë në fëmijëri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Sjelljet e njerëzve që kanë vuajtur nga mungesa e dashurisë në fëmijëri

portalishkollor
Last updated: April 20, 2019 11:03 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ka qëndrime, sjellje karakteristike që zbulojnë se disa njerëz nuk janë dashur kur kanë qenë fëmijë. Angela Oswalt, Ph.D argumenton se “fëmijët, përveç ushqimit, veshjeve dhe strehimit, kanë nevojë për diçka tjetër. Mbështetja e tyre kryesore është afektive dhe psikologjike, sepse nëse nuk ndjehen të dashur, ata do të tregojnë mangësi afektive si të rritur”. 

Truri i fëmijës: vitet e fëmijërisë së hershme janë një periudhë e ndryshimit të shpejtë në trurin e fëmijëve. Në këtë periudhë lidhjet komplekse të rrjetit formohen me ritme gjithnjë e më të shpejta. Formimi i neuroneve të trurit, një proces i njohur si myelination, përfundon në 80% nga mosha katër vjeçare. Me fjalë të tjera, truri i të ardhmes së të rriturve është pothuajse tërësisht i përfunduar. Sipas shumë shkencëtarëve, nënvetëdija njerëzore dikton rreth 95% të sjelljes sonë. Kur bëhet ky “programim i nënvetëdijshëm”? 

Në thelb nga lindja deri në 6 vjet. Çfarë do të thotë kjo? Peg Streep, një psikolog nga Nju Jorku, shpjegon marrëdhëniet midis fëmijërisë së hershme dhe jetës së të rriturve: “Ndërsa është e vërtetë që përvoja e fëmijërisë është e ndryshme nga fëmija në fëmijë… ka ende pasoja të mëdha dhe të dokumentuara, që mund të bëhen mbi efektin e përvojave të jetuara nga secili fëmijë. Ato janë esenciale për të kuptuar se si fëmijëria ka formuar personalitetin dhe sjelljen”. 

Ja 7 pasoja tipike që ndodhin kur një fëmijë nuk ka mbështetjen e duhur psikologjike dhe emocionale. 

Mungesa e besimit 

Zhvillimi i një ndjenje besimi në një nivel individual kërkon një mjedis të qëndrueshëm të jashtëm. Gjatë fëmijërisë, është thelbësore që njerëzit rreth fëmijës të jenë të balancuar dhe të transmetojnë besim. I

Inteligjencë e ulët emocionale 

Fëmijët mësojnë të interpretojnë emocionet kryesisht nëpërmjet komunikimit të përbërë nga fjalë dhe gjeste. Që të dy luajnë një rol vendimtar për të ndihmuar fëmijën të shprehë ndjenjat e tij, të menaxhojë frikën, të kuptojë emocionet negative dhe të zhvillojë elasticitetin. Pa mbështetjen e duhur të durimit dhe dëgjimit, fëmija mund të mos jetë në gjendje të zhvillojë një inteligjencë emocionale si një i rritur. 

Mungesa e vetëvlerësimit 

Për fat të keq, fëmijët që rriten në një mjedis të pakujdesshëm kurrë nuk zhvillojnë një ndjenjë të shëndetshme të vetëvlerësimit. Një fëmijë i padëshiruar pothuajse me siguri do të ndiejë një mungesë të vetëvlerësimit, e cila shpesh rezulton në një ndjenjë të pajustifikuar të dështimit. 

Marrëdhënie toksike 

Truri i njeriut mëson kryesisht nëpërmjet shoqërimit dhe njohjes së modelit. Ata që jetojnë në mjedise toksike, domethënë në mjediset pa qetësi, do të priren që kur të rriten të kërkojnë të njëjtin model social dhe të marrëdhënieve. 

Sigurimi i përhershëm 

Çdo ekspert i shëndetit mendor do të pajtohet që një mjedis pozitiv jashtë shtëpisë ndihmon, të paktën deri në një farë mase, të neutralizojë negativitetin që gjendet brenda shtëpisë. Por këtu lind pyetja spontane: nëse një fëmijë nuk gjen mbështetje dhe brenda shtëpisë së tij, si do t’i besojë dikush jashtë saj? 

Depresion dhe ankth 

Jo çuditërisht, fëmijët e padëshiruar shpesh përballen me probleme të këtij lloji. Depresioni dhe ankthi janë dy problemet më të zakonshme të shëndetit mendor në botë. Dhe shanset e një të fëmije në zhvillim, rriten ndjeshëm kur ai ka një të kaluar me mungesë dashurie.

Ndjeshmëri e lartë 

Të gjithë e kemi dëgjuar fjalën “Mos i trego gjerat personale”. Por kjo është gjendja e atyre që janë rritur në një mjedis të ftohtë dhe të vështirë dhe si të rritur ndonjëherë vuajnë çdo situatë ose episod në të cilin ndjeshmëria individuale testohet fort. Gjithkush ka mënyrën e vet për të treguar dashuri për fëmijët; por është dashuria – pavarësisht nga metoda – që hedh themelin për pjesën tjetër të jetës së tyre.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dashuriemungesesjellje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Arti, pjesë e pandashme në zhvillimin e fëmijës suaj
Next Article Përmes përrallës, fëmijët mësojnë të duan librin
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?