Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “AT” apo “ATË”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“AT” apo “ATË”

portalishkollor
Last updated: April 5, 2019 12:33 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shpeshherë ndihemi të pasigurt për formën e saktë drejtshkrimore të këtij titulli: me “ë” apo pa “ë”; “At” apo “Atë”. Duhet të dimë se kjo fjalë dy forma (me ë dhe pa ë), si dhe kuptime të ndryshme.

AT GJERGJ FISHTA apo ATË GJERGJ FISHTA?

Shpeshherë ndihemi të pasigurt për formën e saktë drejtshkrimore të këtij titulli: me “ë” apo pa “ë” fundore; “At” apo “Atë”?

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” dhe “Gramatika e gjuhës shqipe” na kanë dhënë përgjigjet e shumë pikëpyetjeve që ne, si përdorues të gjuhës standarde shqipe, na lindin çdo ditë. 

Duhet të dimë se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme AT dhe ATË, pra, që kanë edhe kuptime të ndryshme: 

a) AT, -I, shumësi: ATLLARË.  Kalë shale. At i zi (i kuq). Shaloj atin. I hipi atit. Kjo fjalë ka fituar edhe një kuptim të figurshëm: “Njeri i fuqishëm e i shkathët, njeri i zoti.”. Kjo fjalë është huazim nga turqishtja.

b) ATË – ATI, shumësi ETËR. 1. Prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, baba. Atë e bir. Im atë. 2. Themeluesi i një fushe të dijes ose të veprimtarisë shoqërore, frymëzuesi e drejtuesi kryesor i një veprimi me rëndësi historike, babai. Ati i mjekësisë. 3. fet. Titull fetar, që u jepet priftërinjve a murgjve; shenjtorët që i kanë sjellë shërbime kishës në veprimtarinë e saj: Atë shpirtëror. Etërit e kishës. Kjo fjalë është trashëguar nga brumi indoeuropian i shqipes dhe bën pjesë në atë grup të vogël emrash mashkullorë, që shkruhen me -ë fundore, si: djalë, gjumë, kalë, lumë etj.

Pra, fjala ATË, si titull fetar, shkruhet me ë në fund, p.sh.:  atë Stath Melani, atë Mihali, atë Sofroni etj. Por më herët, sipas traditës letrare katolike të gegërishtes së Shkodrës, është shkruar Át, d.m.th. me shkronjë të madhe, me theks dhe pa -ë fundore (sipas shqiptimit të sotëm të gegërishtes veriore). Kur duam të respektojmë atë traditë dhe të shkruajmë sipas mënyrës që kanë përdorur vetë personat përkatës, mund të përdorim formën Át, për shembull: Át Benedikt Dema. Át Gjergj Fishta, Át Justin Rrrota etj. Përndryshe duhet shkruar “Atë”, p.sh., atë Dhimitri, atë Gjoni,atë Nikolla, atë Zefi etj., pra ashtu si im atë, yt atë etj. 

Prof. Emil Lafe; Sevi Agolli

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:atateRregulla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të jesh fëmija i një mësuesi!
Next Article Përse sistemi arsimor danez krijon individë të lumtur
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?