Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Strategjitë e një mësimdhënie efektive
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Strategjitë e një mësimdhënie efektive

portalishkollor
Last updated: April 1, 2019 9:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Çdo aspekt i mësimdhënies suaj do të pasqyrohet në zhvillimin e nxënësve tuaj. Çdo strategji, këshillim ose përgatitje provimi, do ndikojë tek nxënësi juaj, ndaj është zgjedhja juaj, nëse doni të bëheni mësuesi që frymëzon apo jo.

Të japësh mësim, nuk do të thotë vetëm të stimulosh nxënësin të marrë notën më të lartë, por ta frymëzosh atë, ta mbushësh me pasion për lëndën. Ja ç’bën një mësues i mirë:

✿ Inspiron

Nxënësit motivohen, kur mësuesi është krenar për ta, jo vetëm për arritjet e tyre në nota, por edhe për sjelljen e tyre. Inkurajoni nxënësit të ndihmojnë njëri tjetrin, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Secili nga nxnësit është unik dhe secili prej tyre ka një potencial. Mjafton të jeni vigjilentë dhe ta zhvilloni atë.

Përpjekja dhe entuziazmi juaj ndikojnë drejtpërdrejt në përkushtimin e nxënësve për të mësuar dhe për të qenë të interesuar për lëndën tuaj. Mësuesit e mëdhenj i frymëzojnë nxënësit duke treguar besim në aftësitë e tyre. Ata ofrojnë kurdoherë mbështjetje, për çfarëdolloj vështirësie.

✿ Mos paragjykoni prirjet e nxënësve

Jo çdo nxënës është i prirur për lëndën tuaj. Njëri mund të ketë aftësi të mira në lëndë shoqërore, një nxënës tjetër në lëndë shkencore. Kjo nuk duhet të bëhet pengesë për mësuesin. Secili mësues duhet ta ketë të qartë këtë fakt. Mësuesit e mëdhenj ndihmojnë studentët të mësojnë bazat e lëndës së tyre.

✿ Përgatitini nxënësit tuaj për jetën

Shumë kohë pasi disa fakte dhe fraza janë harruar, nxënësit tuaj do të mbajnë aftësitë intelektuale, me anë të cilave ju i keni ndihmuar të zhvillojnë mendimin e tyre kritik dhe krijues. Mësuesit e mëdhenj përgatisin nxënësit për  jetën që i pret.

✿ Ndërtoni tek ta aftësi komunikative

Sapo të ndihmoni nxënësit tuaj të gjejnë atë që duan të thonë, ju duhet t’i ndihmoni ata të gjejnë një mënyrë për ta thënë këtë. Nxënësit duhet të fitojnë aftësi komunikative dhe të kenë besim te ajo që thonë.

✿ Mësuesi mëson nxënësin si të kontribuojë në shoqëri. 

Është e lehtë për një nxënës të mendojë se procesi i të mësuarit është i kufizuar. U mjafton të mësojnë për testimin përfundimtar. Ndërkohë një mësuesi të mirë, nuk mjaftohet vetëm me një rezultat të mirë. Ata nxjerin mësimin jashtë kontekstit të klasës, për të shpjeguar fenomene shoqërore. Mësuesi mëson nxënësin si të kontribuojë në shoqëri. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:efektivemesimdheniestrategji
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article TË PAKËT VS TË PAKTË/ Si i ngatërrojmë këto dy fjalë
Next Article Ndikimet e edukimit të prindërve në arritjet arsimore të fëmijëve të tyre: Perceptimit i prindërve dhe fëmijëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?