Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dashuria është ndjesi e zemrave të pastra, të njerëzishme e bujare/A ndani të njëjtin mendim dhe pse?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dashuria është ndjesi e zemrave të pastra, të njerëzishme e bujare/A ndani të njëjtin mendim dhe pse?

portalishkollor
Last updated: March 25, 2019 10:56 am
portalishkollor
Share
SHARE

Dashuria është komplekse. Është ndjenjë që na pushton dhe ndikon në zgjedhjet tona. Vjen nga thellësia e shpirtit tonë e çdokush e përjeton ndryshe. Ka histori që kane atë fundin magjik që kemi parë nëpër përralla. Ka edhe përfundime më të hidhura e dramatike.

Medea dhe Jasoni kanë një nga historitë më të vjetra, që tregon se dashuria nuk lind pa vështirësi. Marrëzia, pasioni, bujaria dhe sakrifica për njeriun e saj të jetës, i kaloi limitet dhe rrjedhimisht zhgënjimi ishte më i madh se lumturia. E vetmja që fitoi ishte fytyra e dytë e bashkëshortit, e një njeriu tradhtar që nuk meritonte falje. Ai kurrë nuk e dashuroi dhe as nuk u mundua të bënte diçka për të. Kjo është dashuri e pamerituar dhe tragjike.

Në folklorin shqiptar, dashuria  është trajtuar hyjnore e jo vetëm në vargje, ka dashuri perrallash, dashuri legjendash, me fund te lumtur, por edhe balada tragjike. Në letërsinë e kultivuar, dua të veçoj shkrimtarin e nderuar Petro Marko, në një prej veprave të tij, “Nata e Ustikës”, ku  përcillet me një vështrim realist dashuria e dy të rinjve. Andrea dhe Sonja në mes të luftimeve të përgjakshme dhe vuajtjeve, që gjithë bota po përjetonte, treguan se dashuria është e pathyeshme, e jashtezakoshme. Ajo shfaqet si një ndjenjë universale, e cila aty, lidh dy persona të kombësive të ndryshme në një aventurë të përjetshme. Të dy janë të pastër, të pafajshëm, janë viktima të një kaosi, por që shpirti njerëzor dhe i mirë i udhëhoqi deri në fund, deri kur Sonja ikën nga kjo botë në duart e Andreas duke I kujtuar momentet më të bukura mes njëri- tjetrit. Miliona universe të vogla lindnin dhe vdesnin në hapësirën midis gishterinjve të tyre ne tymnajen e luftes.

 A nuk është kjo një dashuri e vërtetë?

Dashuri nuk është vetëm pëlqim. Është përkujdesje e vazhdueshme dhe emocion i zjarrtë. Nëse nuk arrihet nga të dy palët, atëherë gjithçka mund të përfundojë më shpejt seç pritet. Besnikëria është çelësi i çdo përralle romantike që përjetojmë dhe që nuk duam të mbarojë kurrë. 


“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u mbajtur.”


Enxhi Vocaj, klasa X-4 , “Ernest Koliqi”

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dashuriaenxhi vocajese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rritja e vëmendjes në klasë, këshilla për mësuesit
Next Article Shkrimtari ecën midis kurtheve, si Ulisi midis sirenave
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?