Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të mos kesh emocione? E pamundur!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të mos kesh emocione? E pamundur!

portalishkollor
Last updated: March 16, 2019 8:10 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të mos kesh emocione është njësoj si të mos kesh mendime. Pothuaj çdo emocion që provoni, ju nxit të veproni. A mund t’i ndalosh dhe të përballesh me emocionet? Sigurisht, edhe pse kjo është një detyrë shumë e vështirë.

“Po si të veproj, të rri si shushkë?” – e dëgjova t’i hakërrehej së ëmës. Dhe ajo që i thoshte vazhdimisht: “Do pushosh? Pusho, të them!”  

…

Të mos kesh emocione  është njësoj si të mos kesh mendime. Të mos ndihesh i lumtur apo i mërzitur, i entuziazmuar apo i nervozuar, i vetmuar apo i përfshirë në gjithçka, të mos ndiesh dhimbje apo kënaqësi është e pamundur. Dhe çdo reagim, sido që të jetë, është i lidhur ngushtë me emocionet. Emocionet s’mund të ndizen dhe të fiken si një dritë. 

T’i shpërfillim? E pamundur, ato janë gjithnjë të pranishme. Dhe kjo s’ka për të funksionuar. Të paktën, le të bëjmë një përpjekje që të shpjegojmë se sa fort ndikojnë emocionet (sidomos ato negative) tek një fëmijë. 

Emocionet janë të lidhura fort me mendimet. Sa herë një fëmijë (por edhe një i rritur) ndihet i zhgënjyer ose i zemëruar, koka i mbushet me mendime negative. Ai fajëson veten ose të tjerët. Këto emocione zënë vendin e mendimeve që mund të përdoren për mësimet dhe kujtimet e bukura. Ato pengojnë që të përqendroheni në gjithçka që është më e mirë për ju, për të tjerët dhe për idetë tuaja. Sa më pak ankth të keni, aq më krijues jeni, më pak kundërshtues, madje për gjithçka do të silleni në mënyrë më të natyrshme.  

Pothuaj çdo emocion që provoni, ju nxit të veproni. Nëse jeni i gëzuar, mund të ndieni një dëshirë të madhe që t’i dëgjoni dhe (pse jo?) t’i mbështesni të tjerët. Në të kundërt, nëse jeni i zemëruar, e para gjë që do të bëni është të kundërshtoni për gjithçka.  Madje mund ta gjeni veten duke thënë fjalë e duke bërë veprime për të cilat mund të pendoheni më vonë. 

A mund t’i ndalosh dhe të përballesh me emocionet? Sigurisht, edhe pse kjo është një detyrë shumë e vështirë.

Nëse emocionet janë të forta dhe negative, këto mund të përkeqësojnë situatën mes të dyja palëve të përfshira në një situatë. Dhe ky ndikim negativ vështirë të tejkalohet me lehtësi. Madje të dyja palët mund ta humbin kontrollin: dy fëmijë mund të grinden përtej fjalëve, edhe me veprime; ndërsa prindi apo mësuesi, pa marrë mundimin të bëjë rolin e dëgjuesit dhe të shpjeguesit, mund të “ngrejë edhe dorën”. Pak durim nga të rriturit për t’i dëgjuar, pak durim për t’ua shpjeguar, do të ngulitin te fëmijët mënyrën se si t’i tejkalojnë emocionet negative. 

Nëse të dyja palët përpiqen, mund t’ia dalin të përballen me emocionet në çastin që ato shfaqen. 

Artemisa Bushi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:artemisa bushiemocione
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fëmija im është i ndrojtur, si t’ia bëj?
Next Article Letra e Albert Kamysë për mësuesin, pasi fitoi çmimin Nobel në Letërsi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?