Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Tani, bota pa telefon është thjesht ‘Eh’”, arsyet pse Franko pikturoi këtë imazh
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Tani, bota pa telefon është thjesht ‘Eh’”, arsyet pse Franko pikturoi këtë imazh

portalishkollor
Last updated: March 1, 2019 10:42 am
portalishkollor
Share
SHARE

Franko Dine, “artisti i rrugës” është prekur nga kjo problematikë e të rinjve, dhe pranë gjimnazit “Petro Nini”, në harkun kohor të dy ditëve ai realizoi një imazh – Now “EARTH” without “PHONE” is just “EH”.

Përdorimi i internetit në Shqipëri vjen gjithnjë e në rritje, dhe po aq rrezik paraqet për fëmijët e adoleshentët të cilët janë të prirur ta përdorin atë rregullisht. Ata janë të ekspozuar gjithmonë e më shumë nga rreziqet që hasen gjatë lundrimit online. Për sigurinë në internet, Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri zhvilloi disa javë më parë, një forum kombëtar për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve, prindërve, mësuesve dhe publikut të gjerë. 

Psikologët e sociologët thonë se përdorimi i internetit nuk mund t’i ndalohet fëmijëve e adoleshentëve, sepse është karakteristikë e këtij brezi, energjia dhe potenciali i tyre mund të vihet shumë mirë në shërbim të të ardhmes. Por vëmendja e prindërve duhet të jetë e madhe, në mënyrë që të mos keqpërdoren këto pajisje. Franko Dine, “artisti i rrugës” është prekur nga kjo problematikë e të rinjve, dhe pranë gjimnazit “Petro Nini”, në harkun kohor të dy ditëve ai realizoi një imazh – Now “EARTH” without “PHONE” is just “EH” – që në fokus ka pikërisht varësinë e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj internetit dhe rrjeteve sociale. 

Është komentuar shumë siguria në internet sidomos kohët e fundit, e pikërisht ti je frymëzuar nga kjo problematikë për të realizuar një imazh në një nga hapësirat e kryeqytetit. 

Çfarë ke dashur të shprehësh me artin tënd?

Interneti dhe teknologjia po kthehet në një problem serioz. Përdorimi i tij me orë të tëra sjell stres, ndërsa vetmia na ka hedhur perden e tymit. Kjo më shqetëson ndaj nuk mund të qëndroja indiferent ndaj kësaj “sëmundje”.

Cili është mesazhi që jep ti përmes kësaj figure dhe kujt i drejtohesh? 

I drejtohem njerëzve që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe mos të mendojnë që bota është vetëm ai ekrani i vogël. 

Frymëzohesh gjithmonë nga problematikat, apo edhe nga gjërat pozitive?

Problematikat janë ato çka mua më prekin e sigurisht që ka edhe gjëra shumë të mira që më ngacmojnë, por duke ardhur dhe nga një shtresë e mesme e shoqërisë dhe duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës duke punuar në terren, jam më i ndjeshëm ndaj problematikave. 

Problematika e radhës që do të trajtosh, cila është? 

Po e ndiej vërtet shumë largimin dhe mënyra se si po ikin nga Shqipëria miqtë e mi më të afërt. Kjo do të jetë tema që do të trajtoj.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:franko dinepikturetelefon
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësimi me projekte kurrikulare dhe ndërkurrikulare
Next Article Planifikim ditor, gjuhë shqipe II
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?