Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Adoleshenca dhe vështirësitë e kësaj faze
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Adoleshenca dhe vështirësitë e kësaj faze

portalishkollor
Last updated: February 7, 2019 8:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Adoleshenca pa dyshim që është faza më e rëndësishme tek individi. Është një fazë kalimtare e zhvillimit psikologjik dhe fizik, që nis rreth moshës 12 vjeç. Kjo fazë shoqërohet dhe me ndryshime biologjike në trup, si: ndryshime në organet seksuale, shtimi në peshë, ndryshimi i zërit etj.

Disa nga vështirësitë e kësaj faze:

– Ndryshimi emocional

– Ndjenjat kontradiktore

– Faza rebele

– Adoleshenca dhe seksualiteti

Ndryshimi emocional

Adoleshenca shoqërohet me luhatje emocionale. Në shumë raste mund të shohim se si reagojnë adoleshentët gjatë bisedave në familje apo në rrethin shoqëror. Gjatë këtyre bisedave mund të lindin edhe konflikte.

Ndjenjat kontradiktore

“Unë nuk jam më fëmijë!” Është kjo shprehja që mund të dëgjojmë më shpesh tek adoleshentët, të cilët në këtë fazë ndodhen në mes të një krize identiteti. Ndodh shpesh që preokupimet apo interesat e tyre nuk përkojnë me moshën që ata kanë. Ata shpesh ndodh të shfaqin interes për problemet sociale ose politike, ngjarjet e ndryshme qe ndodhin në botë, për veprimtari teknike etj.

Faza rebele

Agresiviteti në fazën e adoleshencës nuk është gjë tjetër veçse kërkesa për të pasur sa më shumë liri. Në shumicën e rasteve nuk kanë dëshirë që dikush t’i monitorojë, sidomos pjesëtarë të familjes, ku priren të veprojnë në kundërshtim me atë çka pohojnë prindërit. Gjatë bisedave familjare fillojnë të ngrenë tonin e zërit, edhe për të marrë vëmendjen nga personat që i rrethojnë.

Adoleshenca dhe seksualiteti

Pas periudhës së latencës fëmija hyn në pubertet, një fazë shumë intensive, ku trupi dhe mendja pësojnë disa transformime themelore, të cilat i japin formë të rriturit. Tek vajzat forma e parë e pjekurisë seksuale, e cila lejon zhvillimin e vezoreve rreth moshës 11-12 vieç, është menarka (menstruacionet e para), estrogjenet dhe androgjenët (hormonet seksuale) lejojnë zhvillimin e karakteristikave seksuale dytësore, si rritja e gjoksit, përhapja e pushit dhe sekrecionet vaginale.

Tek djemtë androgjenet lejojnë rritjen e gjatësisë dhe masës muskulore, uljen e timbrit të zërit, rritjen e penisit dhe testikujve. Në këtë fazë ndërtimi i identitet të adoleshentit është rrënjësisht i lidhur me identitetin seksual, është vendimtare ndjesia e ndjerit mashkull apo femër, dhe kjo ndjesi është në varësi të raportit me seksin e kundërt.

Argjentina Hadri

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adolenshencaargjentina hadri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Java e këshilluesit të shkollës
Next Article Plasin yjet porsi qelqi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?