Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbahet për herë të parë Konferenca Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Aktualitet

Mbahet për herë të parë Konferenca Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes

portalishkollor
Last updated: February 10, 2025 11:21 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi: Bashkëpunimi Universitet-Biznes, çështje e integrimit në BE. Ta përdorim ekselencën e kërkimit shkencor për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Sot u organizua Konferenca e parë Kombëtare e Bashkëpunimit Universitet-Biznes, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, institucioneve arsimore, rektorë, pedagogë, kërkues dhe përfaqësues të biznesit e industrisë.

Kjo konferencë kishte për qëllim prezantimin e iniciativave të reja që stimulojnë marrëdhënien Universitet-Biznes, nxjerrjen në pah të sfidave të këtij bashkëpunimi në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe ndarjen e përvojave të ndryshme që nxisin dialogun e kërkuesve shkencorë, universiteteve me industrinë dhe biznesin. 

Kjo është hera e parë që çështja e bashkëpunimit Universitet-Biznes me fokus kërkimin shkencor trajtohet në një nivel të tillë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi theksoi se të gjithë aktorët, institucionet arsimore, industria dhe biznesi, kanë secila një rol të rëndësishëm për zhvillimin e kërkimit shkencor, i cili duhet të vihet në funksion të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë. Ndaj Ministria e Arsimit dhe Sportit ka si mision një arsim cilësor, diploma me vlerë, ndërkombëtarizimin dhe rritjen e shkëmbimeve me universitetet më prestigjioze.

Ministrja u shpreh se tashmë pedagogët dhe studentët duhet të përdorin dijet dhe talentin e tyre në mënyrën më të mirë, si dhe të punojnë për të adresuar sfidat e mëdha për të ofruar një përvojë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Mesazhi i Kushi për kërkuesit ishte që ata duhet të jenë të guximshëm, këmbëngulës dhe të hapur për bashkëpunimin me të gjithë aktorët, për të mirën dhe të ardhmen e vendit.

“Ne thjesht nuk mund të bëjmë përparim pa bashkëpunimin përtej disiplinave, përtej institucioneve që përfaqësojmë, madje edhe përtej kufijve. Unë besoj se në fushën e kërkimit shkencor ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë aktorët, edhe në interes të vetë shkencës”– u shpreh ministrja.

Ajo shtoi se bashkëpunimi Universitet-Biznes është një çështje e integrimit në BE dhe një nga parimet e Zonës Evropiane të Kërkimit. 

“Vizioni ynë është që kërkimi shkencor të jetë një ‘veprimtari e hapur e konceptuar si një e mirë publike’. Çdo qytetar në Shqipëri duhet të njohë dhe ndjejë impaktin e kërkimit shkencor në jetën e tij. Dhe ne duhet të përdorim ekselencën tonë të shkencës dhe kërkimit për të promovuar vlerat, por edhe për të zgjidhur problemet që kemi, për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, si dhe për të inkurajuar njerëzit ta vizitojnë, studiojnë, punojnë dhe investojnë këtu,” – nënvizoi Kushi.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:koferencaMASuniversitet biznes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kalendari i Provimeve të Shtetit për Profesionin e Mësuesit 2023
Next Article Cilësitë që duhet të ketë një edukues për të mundësuar një mësimdhënie efektive
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?