Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shtyhet afati për pjesëmarrjen e mësuesve në konkursin “Antologji kujtimesh”, i mundësuar nga ALBAS
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
KulturëPas shkolle

Shtyhet afati për pjesëmarrjen e mësuesve në konkursin “Antologji kujtimesh”, i mundësuar nga ALBAS

portalishkollor
Last updated: February 10, 2025 11:24 am
portalishkollor
Share
SHARE

Siç tashmë jeni në dijeni, shtëpia botuese ALBAS do të bashkojë në një ANTOLOGJI kujtimet më të veçanta që mësuesit shqiptarë kanë me nxënësit e tyre! Për arsye të kërkesave, ne ju njoftojmë se kemi shtyrë afatin e pjesëmarrjes deri në fund të muajit gusht. Të gjitha hollësitë i gjeni më poshtë.

Për arsye të kërkesave nga vetë mësuesit për të marrë pjesë në konkursin  “Antologji kujtimesh”, ju njoftojmë se kemi shtyrë afatin e pjesëmarrjes deri në fund të muajit gusht. 

Ju kujtojmë se kjo nismë organizohet nga Portali Shkollor ALBAS dhe mundësohet nga shtëpia botuese ALBAS për të përkrahur të gjithë ata mësimdhënës shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora), që kanë pasion të shkruarin dhe duan të bëhen pjesë e një botimi antologjik me kujtime. Konkursi u shpall në Ditët Kombëtare të Mësuesve, më 7 Mars të këtij viti.  

E RËNDËSISHME: Temat mbi të cilat mund të shkruani:

Mos ngurroni të na dërgoni të shkruar një rrëfim autobiografik nga jeta juaj si mësimdhënës.  Në botimin antologjik do të përfshihen vetëm rrëfime të kujtimeve me ngjarje të spikatura nga puna juaj me nxënësit. Nuk pranohen poezitë, vjershat, opinionet, analizat etj.

Për shembull, ju mund të shkruani për kujtimin më të bukur që ruani edhe sot si mësues; për mbresat nga mësimdhënia ose nga puna me nxënësit; mund të shkruani edhe për çaste humoristike, mirënjohjeje, çaste lumturie, mund të shkruani për pyetjet më të sikletshme që ju kanë bërë ndonjëherë nxënësit; por mund të shkruani edhe për momentet më të vështira, pengjet, pendesat, kapërcimet e konflikteve, rastet e bullizimit e të tjera kujtime që ju doni t’i ndani e që ia  vlejnë për të dhënë mesazhe!

Përzgjedhja e shkrimeve

Të gjitha shkrimet letrare që do të na sillni do të publikohen në faqen e uebit të Portalit Shkollor ALBAS (www.portalishkollor.al) dhe ato shkrime që do të marrin më shumë LEXIME do të bëhen pjesë e botimit të librit, i cili do të dalë i shtypur gjatë Panairit të Librit “Tirana 2023”. Sigurisht pjesë e librit të botuar do të bëhen edhe shkrimet më të mira, të cilat do të zgjidhen nga bordi i shtëpisë botuese ALBAS.

Në faqen e uebsajtit të Portalit Shkollor tashmë ne kemi hapur një hapësirë të dedikuar, nënrubrikën “Antologji kujtimesh”, ku aty do të publikojmë vazhdimisht të gjitha shkrimet tuaja për pjesëmarrjen në konkursin që organizojmë. 

Kriteret e pjesëmarrjes në konkurs:

Për të marrë pjesë në këtë konkurs, ju duhet të na dërgoni: 

  • Shkrimin në Word, jo më shumë se 4 faqe A4
  • Jetëshkrimin tuaj (sa më shkurt) ose një CV
  • Një foto cilësore

Afati dhe adresa e dorëzimit të materialit: 

Dokumentacionin e plotë sipas kritereve të pjesëmarrjes duhet ta dorëzoni në adresën tonë elektronike info@portalishkollor.al deri në fund të muajit gusht 2023.

Ne më pranë mësuesve!

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASantologjiantologji kujtimeshmesuesitrrefim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Psikologia Orgesa Qosja: Bullizmi brenda stafeve pedagogjike, një vështrim i përgjithshëm
Next Article Kushi në shkollën 9-vjeçare të Novoselës: Të gjitha projektet, Arti dhe Zejet, Toka në Shkollë, Sporti në Shkolla, zbatohen njësoj edhe në shkollat e zonave rurale
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?